Inspektorët e ndërtimit prokuroria i cilëson “grup kriminal”
Ata u kanë sjellë përfitime financiare disa biznesmenëve hiç më pak se 28.503.922,00 euro.
Përgjegjësit kryesorë për mbikëqyrjen e ndërtimeve në Prishtinë janë cilësuar nga Prokuroria si një grup kriminal, shkruan sot Koha Ditore.
Ish-shefi i sektorit për ndërtim, ish-zyrtari për përmbarim dhe disa ish-inspektorë për ndërtim në Sektorin e Inspektoratit të Ndërtimit në Komunën e Prishtinës do të dalin para drejtësisë për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ata u kanë sjellë përfitime financiare disa biznesmenëve hiç më pak se 28.503.922,00 euro.
Prokuroria Speciale ka akuzuar nëntë zyrtarë komunalë dhe një biznesmen të premten, 14 muaj pas arrestimit të tyre lidhur me shkeljet që janë kryer në sektorin e ndërtimit në Prishtinë gjatë qeverisjes së Isa Mustafës, kryeministër aktual i Kosovës.
Ismet Haliti, shef i inspektorëve, Skender Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerta Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala, Granit Cenaj, si dhe Qemajl Pozhegu, pronar i kompanisë ndërtimore “Pozhegu Brothers”, pritet të dalin para drejtësisë për vepra që kanë të bëjnë me korrupsionin.
http://koha.net/?id=27&l=61763


