Mobi Casa

Isa Mustafa: Thaçi do të bëhet president, nuk do ketë zgjedhje në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Hashim Thaçi do të behët president i Kosovës në vitin 2016. Ai ka thënë se marrëveshja mes PDK dhe LDK është që ky proces të votohet dhe kjo do të ndodh.”Janë thënë shumë here fjalë të ndryshme për vota, por unë jam i sigurt që ato vota janë. Marrëveshja është dhe nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të reja. Ai ka thënë se kjo nuk i duhet Kosovës dhe këtë nuk do ta lejojnë të ndodh fare. sipas tij çështja Thaçi është çështje e kryer.

Isa Mustafa: Gjykata duhet të votohet brenda këtij muaji

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Gjykatën Speciale duhet ta votojnë të gjithë deputetët e Kuvendit. Ai ka thënë se themelimi i saj është përgjegjësi e të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit. Mustafa ka thënë se kjo nuk mund ti lihet barrë një subjekti polikë apo vetëm pozitës.

Ai ka thënë se kjo Gjykatë duhet të votohet brenda muajt qershor.

“Gjykata duhet të votohet. Kjo duhet të përfundojë brenda këtij muaji. Nëse ne nuk e bëjmë atë do të bëjnë ndërkombëtarët. Ata edhe këtë janë duke e thënë. Ne nuk duhet të lejojmë që një gjë e tillë të ndodh”, ka thënë Mustafa në “Argument Plus” në RTV21.

Uji Dea

Duke treguar se kjo është edhe një sinjal se në duhet të veprojmë, dhe jo të presim ti bëjmë gjërat vetëm më presione.

Kryeministri pohoi se tashmë nga drafti për Gjykatën është hequr fjala gjenocid.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në takimin e 23 qershorit në Bruksel me palën serbe do të bisedojnë për kodin telefonik, energjinë, çështjen e sigurimeve si dhe çështja shumë e rëndësishme “Parku i Paqes” mbi lumin Ibër si dhe për Asociacionin e Komunave.

Sipas kryeministrit nuk do të lejohet që ky Asociacion të ketë pushtet ekzekutiv.

Mustafa beson se me palën serbe do të ketë bisedime tërë ditën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.