Mobi Casa

Serwer: Do të vijë dita kur Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në një analizë, eksperti i Ballkanit, Danel Serwer thotë se do të vijë dita kur Serbia do të detyrohet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Analisti politik nga Washingtoni dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer pohon se Serbia duhet ta ndryshojë qëndrimin neutral të cilin e mban aktualisht nëse do të përparojë.

Ai, siç transmeton “Blic” i Beogradit, përcjell Koha.net, duke përmendur vizitën e Aleksandar Vuçiqit në SHBA, ka shkruar për situatën ekonomike e politike të Serbisë si dhe për qëndrimet e saj ndaj zhvillimeve aktuale ndërkombëtare.

HW

Sa i përket situatës në Kosovë, ai ka shkruar se gjërat atje janë në fazën” ngrehe mos këput”. Me rolin këshillëdhënës të BE, Beogradi e Prishtina ia dolën të arrijnë disa marrëveshje e të vënë një konsensus për formimin e institucioneve të Kosovës. Por, ai shton se pjesë të marrëveshjeve nuk janë zbatuar në tërësi dhe se plotësimi i tyre i plotë është një hap i Serbisë më afër BE-së.

“Do të arrijë dita kur Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën shtet të pavarur e sovran me të cilën do të vendosë marrëdhënie diplomatike. Njëri nga 23 shtete anëtarë të BE-së që e kanë njohur Kosovën me siguri do ta bllokojë hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian nëse nuk ajo nuk e njeh pavarësinë e krahinës së saj të dikurshme. Njohja do ta zvogëlonte ndjeshëm rreziqet e sigurisë, marrë para sysh se kjo do të thoshte edhe tërheqje të trupave të NATO-s nga ai territor”, ka thënë Serwer.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.