ARKATANA

Konjufca: Specialja, debakël për shtetësinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me Gjykatën Speciale shkatërrohet sistemi gjyqësor i Kosovës, duke u ndarë në tri nivelet e tij dhe ky është një debakël për shtetësinë e vendit. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Pikërisht sot kur Lëvizja “Vetëvendosje” shënon dekadën e parë të themelimit, shefi i deputetëve të këtij subjekti, thotë se gjatë rrugëtimit të tyre politik kanë qenë të sinqertë, pavarësisht disa gabimeve që i kanë bërë. “Me ndërkombëtarët dhe disa eksponentë të politikës vendore ndoshta do të mundë të kishim qenë më zemërgjerë dhe më pak kryeneçë. Megjithatë, ne nuk jemi antiamerikanë. Të kritikosh një individ, sikur që ishte Christopher Dell, nuk do të thotë të jesh kundër Amerikës”, shprehet ai.

Filluam dhjetë aktivistë, tash jemi dhjetëra-mijëra

FIDANISHTJA

Zëri: Për 10 vjet, nga një Lëvizje e thjeshtë qytetare, jeni shndërruar në subjektin më të fortë opozitar në Kosovë. A kanë qenë këto synimet tuaja?

Konjufca: Ky ishte një rrugëtim shumë i frytshëm dhjetëvjeçar. Filluam dhjetë persona. Kurse sot numërojmë mijëra aktivistë dhe rreth 100 mijë votues. Me siguri që simpatizantët janë edhe më shumë se kaq. Kemi arritur të krijojmë një organizatë të qëndrueshme, shtrirje të gjithanshme, me një program të artikuluar politik, profilizim të qartë ideologjik dhe tash jemi subjekti më i madh me përgjegjësi kryesore për organizimin e opozitarizmit parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjithsesi, mbetet edhe shumë rrugë përpara: Lëvizja “Vetëvendosje” mendon që misioni përmbushet vetëm atëherë kur të realizohen interesat bazike të kombit shqiptar, të cilat ne i kemi artikuluar dhe për të cilat punojmë. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.