Eko Higjiena

Kompanitë e sigurimit përçahen për policat kufitare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bashkatdhetarët mund të mbajnë shpresë ende që pagesa e detyrueshme në kufi për të hyrë në Kosovë të përgjysmohet, shkruan sot Koha Ditore.Përgjysmimi i tarifës së policës kufitare ka dalë si kërkesë e Kuvendit dhe guvernatorit të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, pas presioneve publike të bërë nga diaspora.

Asambleja e Përgjithshme e Byrosë së Sigurimeve ka caktuar një takim për të hënën, në të cilën do të diskutohet mundësia e uljes së çmimit të policave kufitare. Në prag të këtij takimi edhe një herë kanë dalë përçarjet që kanë kompanitë për uljen e çmimit. Ato kanë dalë me deklarata kundërshtuese gjatë të enjtes.

Uji Dea

Ndërkohë burimet e gazetës kanë bërë të ditur se takimi i kompanive është shtyrë gjatë gjithë kësaj jave për shkak të mungesës së konsensusit për kohën e mbajtjes së saj dhe mospërshtatjen e agjendave të 12 kompanive. Burimet e gazetës po ashtu kanë sqaruar se kompanitë kanë qëndrime të ndryshme sa i përket uljes së çmimit të policave kufitare. Disa prej tyre e kundërshtojnë në tërësi uljen e çmimit, e disa janë për ulje më të moderuar të çmimit krahasuar me çmimin që është përfolur gjatë javëve të fundit për përgjysmim të tij.

http://koha.net/?id=27&l=61594

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.