UBT

Krasniqi: Duhet unifikuar e majta në Kosovë, e djathta po qeveris keq

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish kryeparlamentari, Jakup Krasniqi komentoi ndërrimin e emrit të partisë së tij, Nisma për Kosovën, profilizimin e partive në Kosovë dhe mundësinë e bashkimit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ishim qendër e majtë jemi po ashtu qendër e majtë dhe gjatë kësaj periudhe duhet të bëhet edhe një debat. Edhe pse jemi dy parti të majta me VV kemi edhe diçka që na dallon dhe na bashkon”, tha Krasniqi në Info Magazine.

“Ndoshta në të ardhmen mund ta kemi një të majtë të bashkuar, që të mundemi ta ndryshojmë qeverisjen”.

“Kosova vazhdimisht po qeveriset nga e djathta dhe e kemi parë që po qeverisë keq jo duhur dhe papërgjegjshëm. E majta ka hapësirë ta marrë pushtetin”, tha ai.

Krasniqi ka zbuluar se Partia Demokratike e Kosovës kishte orientim të majtë, ku lideri i PDK-së, Thaçi, ka marrë pjesë në kongresin e Internacionales Socialiste.

“Ka hapësirë që e majta të merr pushtetin në Kosovë dhe për këtë kemi marr këtë orientim. Edhe Partia Demokratike e Kosovës ishte e majtë. Madje, Hashim Thaçi morri pjesë në kongresin e Internacionales Socialiste, por me një vendim autokratik të tij, kthyen drejtimin djathtas”, ka thënë Krasniqi.

————————————————————————–

Krasniqi: Thaçi e Jahjaga e bojkotuan varrimin e Isa Boletinit

Ish kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka thënë se diplomati kosovar, Hashim Thaçi dhe presidentja Atifete Jahjaga e kanë bojkotuar ceremoninë e varrimit të heroit, Isa Boletini. Ndërsa arrestimin e Muhamet Kelmendit të AAK-së e ka quajtur, arrestim politik.

Ai, për Klan Kosova, tha se nuk dihen arsyet e bojkotimit të këtyre liderëve kosovarë, ndërsa ka kritikuar edhe mospjesëmarrjen e personaliteteve të larta shtetërore të Shqipërisë, ku përjashtim bën presidenti shqiptar, Bujar Nishani, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

“Një pjesë e institucioneve të Kosovës e kanë bojkotuar varrimin e heroit Isa Boletini. E kam fjalën për zv.ministrin Hashim Thaçi dhe presidenten Atifete Jahjaga. Kemi dështuar me organizimin e varrimit të tij. Pjesëmarrja ishte e zbehët edhe në ceremoninë e Mitrovicës edhe nga institucionet e Shqipërisë”, ka thënë ish-kryeparlarmentari Krasniqi.

“Mendoj qe ngjarjet e tilla të kësaj natayre siç i kishim dje ndodhin rrallëherë në histori , pas gati 100 vite të kthehen eshtrat në Kosovë dhe në Boletin”.

“Kur kihet parasysh kontributi i Isa Boletinit në vitet 1910-1912, konsideroj që përgatitja nuk ka qenë e denjë për këtë personalitet”, tha ai.

Krasniqi ndër të tjerash ka thënë se këtë trajtim nuk e ka merituar heroi, Boletini, i cili nuk u varros me nderime të Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

——————————————————

Krasniqi: Arrestimi i Kelmendit ishte politik

Ish kryeparlamentari foli për arrestimin e profesorit Muhamet Kelmendi, anëtar i AAK-së.

“Mendoj se ata që e kanë organizuar ndalimin e Muhamet Kelmendit nuk kanë ditur të veprojnë si ndalohet dëshmitari, sepse janë procedurat për këtë gjë”.

“Së pari, ftesa për tu paraqitur një herë, pastaj nëse nuk ka përgjigje reagon policia me urdhër të prokurorisë”.

“Veprimi i policisë ne atë mënyrë për një dëshmitar i jep të drejt opozitës për të thënë atë çfarë po pretendon AAK: ‘Që është arrestim politik’”. /Telegrafi/