FIDANISHTJA

Klika mafioze, rrënuese e drejtësisë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, por edhe opozitarët e vendit kanë thënë me shqetësim se në Kosovë është ndërtuar një klikë prej mafio-gjyqtarësh, që veprojnë në grup, duke e përdorur sistemin e drejtësisë vetëm për përfitime e trafikime të drejtësisë, e jo për të ndarë drejtësi sipas ligjit e provave.

Gjykatat dhe prokuroritë, nën ndikimin e grupeve të interesit

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, por edhe opozitarët e vendit kanë thënë me shqetësim se në Kosovë është ndërtuar një klikë prej mafio-gjyqtarësh, që veprojnë në grup, duke e përdorur sistemin e drejtësisë vetëm për përfitime e trafikime të drejtësisë, e jo për të ndarë drejtësi sipas ligjit e provave.

Sipas tyre, korrupsioni dhe krimi galopant brenda Gjyqësorit përmes trinomit shkatërrues të drejtësisë “avokat- sekserë, gjyqtarë e prokurorë” po e bën thuajse të pamundur luftën kundër korrupsionit e kriminalitetit në përgjithësi në të tria pushtetet, ku për rrjedhojë nga e tërë kjo situatë po e pësojnë qytetarët e nëpërkëmbur dhe të pashpresë në vendin e tyre.

Eco Higjiena

Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se derisa veprojnë klikat prej mafiogjyqtarësh, e që të njëjtat veprojnë në grup dhe në ndërlidhje edhe me avokatë sekserë e prokurorë, duke e keqpërdorur kështu sistemin e drejtë- sisë apo thënë më mirë, duke e përdorur për përfitime e trafikim të drejtësisë, atëherë ky sistem i drejtë- sisë nuk është në funksionin e ndarjes së drejtësisë.

Sistemi jokredibil

Sipas Kelmendit, ky sistem për rrjedhojë është larg çdo standardi të kërkuar nga BE-ja për një sistem drejtësie me Gjyqësor dhe prokurori të përgjegjshme, me etikë dhe integritet ashtu sikur edhe i takon funksionit të drejtësisë. “Por, kështu si qëndron në të vërtetë gjendja e sistemit të drejtësisë kjo dita-ditës po dështon në të qenit efikas dhe në funksion të përgjegjshmërisë së ndarjes së drejtësisë. Pra, sistemi ynë i drejtësisë nuk është i besueshëm, pikërisht për shkak të veprimit të këtyre grupeve gjyqtarësh e prokurorësh të inkriminuar dhe që drejtësinë e kanë më shumë levë për përfitime të veta e për interesa të grupeve të caktuara apo të mafio-politikës sesa për ndarjen e drejtësisë me etikë dhe në interes të qytetarit”, potencoi më tej ai. “Andaj, kështu është bërë e pamundur edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që kanë përmasa galopante për shoqërinë tonë dhe zhvillimet demokratike të saj, derisa janë bërë më se të rrezikshme dhe për çdo ditë e nga pak po e shkatërrojnë si kacer të drejtën, sundimin e ligjit dhe perspektivën e shtetit tonë”, është shprehur Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.