KKVITI

Shkrihesh e mbetesh në mua

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Poezi nga Sabit Rrustemi

Ditës që nuk kthehet
i mjaftuan sytë e tu
për t’më parë
Si të të shpërblej
e paharrueshmja Ëndërr
Dhe syve të mbyllur më përftohesh
Pafundësisht
shkrihesh e mbetesh në mua
thellë kësaj qiellnaje që nuk ka të sosur

FIDANISHTJA

( 16 janar 2017 )