Fundamenti

Në Partesh dhunë familjare, në Viti arrestohen tre të dyshuar për grabitje

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Partesh raportohet se janë arrestuar dy meshkuj serbë pasi të njëjtit janë rrahur mes vete, derisa në rrahje janë përfshi edhe dy bashkëshortet e tyre. Të gjithë personat e involvuar në rast kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor njoftoj policia e Kosovës.

Dy të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Hidromorava

Kurse në rrugën “Agim Ramadani” në Viti raportohet se tre të dyshuar të maskuar dhe me thika, me forcë kanë depërtuar në brendi të shtëpisë së viktimës mashkull shqiptar, gjersa ishte duke fjetur dhe nga ai kanë marr 65 euro, një zinxhirë ari, një ore dore, dhe një telefon Iphone 6 dhe janë larguar.

Policia pas zhvillimit të hetimeve kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, dhe të njëjtit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë gjendet në arrati./rajonipress/