UBT

Asnjë arritje ekonomike në 2015

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Në 6 mujorin e parë të këtij viti nuk ka pasur asnjë arritje të theksuar ekonomike. Kështu kanë vlerësuar Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Alban Zogaj, njohës dhe profesor i ekonomisë. Njëra ndër problemet kryesore që sot përballet ekonomia e Kosovës sipas tyre është ambienti jo i favorshëm për të bërë biznes, rritja ekonomike e ulët dhe investimet e paketa të huaja në Kosovë. Kështu u tha të hënën mbrëma në emisionin “Ekonomia me Erëzën” të Klan Kosovës, i cili ishte edhe emisioni i fundit për këtë sezon.

Rezultatet ende nuk po shihen në këta 6 muaj të parë të vitit 2015, por disa nisma tashmë kanë filluar. “Janë disa nisma në këtë gjysmë të parë të vitit, të cilat po të finalizohen do të kemi hapa pozitiv në zhvillim ekonomik, njëra ndër to është pakoja ligjore tatimore” kështu tha Arian Zeka, i pari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Sipas tij, njëri prej problemeve me të cilat përballet sektori privat dhe publik është dialogu, dhe këtu është edhe një ngecje tjetër që po ne po përballemi.

Sipas njohësit të zhvillimeve ekonomike dhe profesorit të ekonomisë në Institutin Riinvest, Alban Zogaj, gjysma e parë e vitit të 2015 është rrjedhojë e një viti të vështirë ekonomik për Kosovën. “ Ky 6 mujor është rrjedhojë e një viti të vështir, i cili pati rritje të ulët ekonomike, rezultatet e fundit tregojnë se vitin e kaluar Kosova ka pasur një rritje prej vetëm 3 për qind. Kjo rritje është e ulët në veçanti kur marrim parasysh pritjet dhe nevojat e vendit tonë” ka vlerësuar Zogaj. Sipas tij, rritja ekonomike në Kosovë mund të ndodhë vetëm përmes investitorëve të huaj, duke u krijuar ambient të mirë për të investuar. Sipas Zogaj, në këta 6 muaj ende nuk kemi parë diçka të tillë.

ARKATANA

Gjatë emisionit u përmenden edhe disa prej fushave në të cilat institucionet shtetërore duhet të fokusohen për të pritë ndryshme në ekonominë e vendit. Njëri ndër ta, sipas Arian Zekës është edhe sektori i ICT-së. “Njëri prej sektorëve premtues për zhvillim ekonomik në të ardhmen është sektori i ICT në Kosovë. Këtë e ka thënë dhe premtuar investime ministri i Zhvillimit Ekonomik” tha Zeka.

Sipas Zekajt dhe Zogajt, gjysma e dytë e vitit duhet të sjell rezultate në ambientin e të bërit biznes, dhe thithjen e investitorëve të huaj.

“Janë dy marrëveshje të cilat presim konkretizime në gjysmën e dytë të vitit. Marrëveshja për termocentralin e ri dhe dhënia me koncesion e Brezovicës” u shpreh Zekaj.