Një tentim vrasje në Viti, të dyshuarit ende në arrati
Viti – Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se ka ndodhur një rast rrahje.Nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes viktimës dhe të dyshuarit që të dy shqiptar shtetas të Kosovës, ky i fundit e kishte sulmuar me mjet te mprehtë – thikë viktimën në regjionin e kraharorit duke i shkaktuar dy plagë. Viktima ishte dërguar fillimisht në shtëpinë e shëndetit në Viti e më pas në Spitalin Rajonal të Gjilanit njoftoj policia e Gjilanit.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale tha se policia ka kontaktuar edhe me mjekun ku sipas tij viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka urdhëruar që lënda të iniciohet si “Vrasje në tentativë”.
Policia është në kërkim të dyshuarve të cilët janë në arrati për momentin, identiteti i të cilëve është i njohur./rajonipress/


