Gjilanasi sulmohet me pushkë gjuetie
Gjilan – Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar. Sipas viktimës i dyshuari në momentin kur e kishte sulmuar kishte pasur me vete një pushkë gjuetie njoftoj policia e Kosovës.
Njësiti policor ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor dhe nga ai ka konfiskuar pushkën e gjuetisë.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/


