Kaltrina Selimi vjen me super klip
Kishte pauzuar për një kohë të gjatë mirëpo tani i ka thënë mjaftë pushimit. Nuk thonë kotë se gjërat e mira vijnë ngadalë andaj edhe Kaltrina Selimi ka pritur momentin dhe këngën e duhur që t’i rikthehet përsëri muzikës pas një pauze të lindjes.
Ajo do të vij as më pak e as më shumë se me një super klip. Ajo tashmë ka përfunduar xhirimet e klipit të saj të ri ku për herë të parë vjen më një këngë “Rege”.
Videoklipi i Kaltrinës do të publikohet të shtunën ndërsa fotografitë e para që ka siguruar “Zëri” nga klipi i ri, e shfaqin një Kaltrinë në forma shumë seksi trupore.
Edhe kësaj radhe, Kaltrina ka zgjedhur të bashkëpunoj me Sellmën dhe Kacin, Genc Prelvukajn, Urban Graphics dhe stilisten Dona Matoshi. Duke marrë parasysh punën e Kaltrinës tani e disa vite, pritshmëritë edhe për projektin e saj të ri janë shumë të mëdha.
E si gjithmonë as kësaj herë ajo nuk pritet të nga zhgënjej./Zeri/


