Eko Higjiena

Zbogar: Kosovën s’e pengon asnjë shtet i BE-së!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se Kosova është në rrugë të duhur drejt integrimeve evropiane.

Zbogar, në një intervistë për “Fair Observer”, siç transmeton Koha.net, ka folur për shumë sfida me të cilat përballet Kosova 15 vjet pas luftës.

Ndonëse Kosovën nuk e kanë njohur edhe pesë vende të BE-së, ai shprehet optimist se edhe ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do ta pengojnë rrugën e saj evropiane.

Hidromorava

“Shembulli më i mirë është adoptimi i fundit i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (MSA) nga Komisioni Evropian. Ndonëse pesë nga shtetet anëtare nuk e njohin Kosovën, të gjitha shtetet e BE-së kanë qenë mbështetëse për vazhdimin e procesit të MSA-së me Kosovën. Kosova ka të ardhme të qartë evropiane, dhe MSA-ja do ta çimentojë pozitën e Kosovës me politikat bazike të BE-së për Ballkanin perëndimor”, ka thënë Zbogar.

Ndërkaq, duke folur për ndikimin rus për mosnjohjen e Kosovës nga shumë vende, siç janë Kina, Irani, Bjellorusia, Kuba e Venezuela, aleatë të fuqishëm të Rusisë, Zbogar ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë mbi arsyet se pse vende të caktuara, përfshi edhe ato të BE-së, nuk e njohin Kosovën.

“Ajo që e di është se për stabilitet rajonal dhe për zgjerim të mundshëm të BE-së në të ardhmen, është shumë me rëndësi që Kosova t’i plotësojë shumë kushte – jo për të mirën tonë, por për të mirën e saj. Fillimisht, duket t’i ketë parasysh reformat ekonomike, por edhe zhvillimin e mëtejmë të sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, ka theksuar Zbogar në këtë intervistë, duke shtuar se një ndër kriteret kryesore për të ardhmen e Kosovës është zhvillimi ekonomik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.