Për mashtrimin e gjilanasit arrestohet një shqiptar nga Lugina
Gjilan – Në rrugën “Mustafë Koka” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka mashtruar ankuesin mashkull shqiptar duke i marr të holla rreth 400 euro, duke u arsyetuar se do t’ia kthej të hollat njoftoj policia e Kosovës.
Pas hetimeve i dyshuari është zënë në flagrancë duke tentuar që t’ia marr prapë para ankuesit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./rajonipress/


