Eko Higjiena

Pasuria e politikanëve, nën “llupën” e Pretenit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Pasuria e deklaruar nga zyrtarët e lartë shtetërorë do të jetë nën “llupën” e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK).Kjo e fundit ka bërë të ditur se do t’i kontrollojë rreth 850 formularë të deklarimit të pasurisë, me ç’rast është thënë se do të ngrihet edhe kallëzim penal për ata zyrtarë që e kanë deklaruar rrejshëm pasurinë.

Deklarimet e pasurisë së zyrtarëve kanë treguar edhe mospërputhje mes pagave nga buxheti i Kosovës dhe i pasurisë së krijuar.

ARKATANA

Kreu i kësaj Agjencie, Hasan Preteni, ka thënë për gazetën “Zëri” se pas publikimit të pasurisë është detyrë e të gjithë mekanizmave që kanë për mision luftimin e korrupsionit që të veprojnë.

“Ligji për Deklarimin e Pasurisë në mënyrë specifike e ka përcaktuar se kush duhet të deklarojë pasurinë, kush është zyrtar i lartë caktohet me Nenin 3 të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë. Emrat e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë janë publikë. Ndaj të të gjithë atyre që nuk e bëjnë këtë do të ushtrojmë kallëzime penale”, ka thënë Preteni./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.