ARKATANA

Mos u varsh prej pensionit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kur del në pension në Kosovë, urimit “e gëzofsh” duhet shtuar patjetër edhe shprehjen “mos u varsh prej tij”. Sistem jo i mirë, jostabil dhe në të njëjtën kohë sistem që nuk siguron një jetë dinjitoze, konsiderohet të jetë sistemi pensional që nga paslufta në Kosovë.

Puna e të gjitha qeverive të pasluftës për këtë kategori shoqërore është cilësuar e pamjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e kësaj kategorie. Të moshuarit e Kosovës nuk shpresojnë shumë as në premtimet e punën e kësaj Qeverie, derisa gjendjen e keqe të tyre e pranojnë edhe vetë institucionet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pensionistë e përfaqësues të tyre, pensionet që janë ndarë në Kosovë që nga paslufta i kanë konsideruar si “ndihma sociale”.

United Hospital

Ish- sekretari i përgjithshëm i BSPK-së në periudhën 1991-1999, Adil Fetahu, ka thënë se nga paslufta pensionistët janë trajtuar si kategori e mjerë sociale. “Kur ka filluar kjo skemë e pagesës së “pensioneve”, në korrik 2002, të gjithëve u janë paguar nga 28 euro në muaj, në bazë të një analize, se duhet siguruar nga 2100 kalori ushqimi në ditë për individin, duke i trajtuar si kategori e mjerë sociale, të cilëve duhet siguruar minimumin e ekzistencës biologjike”, ka thënë ai, duke sqaruar se fjalën pension e le më qëllim në mes thonjëzash pasi atë nuk e konsideron pension, por ndihmë sociale.

E në bazë të disa analizave që kanë thënë t’i kenë bërë në Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës (LPK), gjendja as sot nuk është përmirësuar. “Ne vlerësojmë dhe kemi bërë analiza lidhur me mjetet që ndahen si pensione, rritja që është bërë e të gjitha pensioneve e ka mbajtur nivelin e pensioneve të para disa vjetëve, sepse për shkak të rritjes së çmimeve, për shkak të kostos së jetës, vlera që kemi marrë ne sot ka rënë në atë nivel që kemi marrë para disa vjetëve”, ka thënë kryetari i LPK-së, Shaban Kajtazi.

http://koha.net/?id=27&l=60851

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.