Çmimet e ushqimit më lirë në Gjermani se në Kosovë
Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë, sipas qytetarëve janë të shtrenjta.Një litër vaj luledielli kushton 1.59 euro dhe një sasi e tillë qumështi kushton 1.09 euro.
Kurse, në Gjermani në njërin ndër vendet e Bashkimit Europian me standard të lartë zhvillimi ekonomik, një litër vaj kushton 1.49 euro ndërsa litra e qumështit 0.59 euro, transmeton Klan Kosova.
Sipas Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, kjo ndodhë për shkak të mungesës së rregullatorit të tregut.
Selatin Kaçaniku, kryetari i kësaj shoqate ka thënë se çmimet në Kosovë nuk janë në relevancë me të ardhurat e konsumatorëve.
Klan Kosova ka provuar që të kontaktojë me Ministrinë e Financave për të marrë një përgjigje rreth [çmimeve të larta, por kontakti ka qenë i pamundur.


