ARKATANA

Kushtëzimi nga BE për themelimin e Speciales, i padrejtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Diplomatët e BE-së kanë kushtëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë Gjykatën Speciale, ose në të kundërtën nuk do të ketë nënshkrim të MSA-së e as liberalizim të vizave.

“Nëse nuk e bëjnë Gjykatën, ta harrojnë MSA-në dhe liberalizimin e vizave”, i ka thënë një diplomat evropian “Kohës Ditore”, duke theksuar se një pozicion i tillë nuk do të thuhet publikisht, por liderëve tashmë u është bërë i qartë, raporton KTV.

Ky kushtëzim, sipas analistëve kosovarë, nuk është i drejtë.

Shpend Kursani thotë se vetë Gjykata Speciale është e panevojshme dhe e dëmshme për Kosovën.

Qasja kushtëzuese e BE-së nuk është fare befasuese për analistin Imer Mushkolaj. Sipas tij, kjo është vetëm vazhdimësi e shantazheve karshi Kosovës. Mushkolaj thotë se deputetët do ta votojnë Gjykatën Speciale, e cila do të sqaronte shumë gjëra.

HW

Por, Shpend Kursani thotë se kushtëzimet nuk do të ndalën dhe se nuk është mirë të votohet.

E ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, e ka mohuar të ketë lidhje nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me themelimin e Gjykatës Speciale, transmeton Koha.net.

“Shtetet partnere të Kosovës kanë bërë thirrje që Gjykata Speciale të themelohet, por një gjë e tillë nuk ndërlidhet me nënshkrimin e MSA-së dhe me procesin e liberalizimit të vizave. Së paku asnjë zyrtar i BE-së nuk më ka thënë mua që këto gjëra janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën”, i ka thënë Çollaku Radio Kosovës.

http://koha.net/?id=27&l=60828

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.