UBT

Dorëzohet raporti, priten përgjigje për vizat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ia ka dorëzuar raportin e kompletuar për liberalizimin e vizave, përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zhbogar në mënyrë që ai t’ia përcjellë këtë raport Komisioni Evropian. Me këtë raport institucionet e Kosovës e dëshmojnë punën e tyre në përmbushjen e kritereve të paraqitura në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe kështu kërkojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Çollaku përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka bërë të ditur dorëzimin e këtij raporti.

HW

“Sot e dorëzova raportin e fundit gjithëpërfshirës të institucioneve të Republikës së Kosovës mbi përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave tek Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar që ta përcjellë atë te Komisioni Evropian. Falënderoj të gjithë institucionet e përfshira dhe shoqërinë civile për të gjithë punën e bërë si në zbatimin dhe raportimin e kërkesave dhe rekomandimeve të këtij procesi”, ka shkruar Çollaku.

Ai më tej ka thënë se raporti është gjithëpërfshirës dhe do të shërbejë si një bazë e fuqishme për ta përmbyllur me sukses këtë proces shumë të rëndësishëm./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.