Kosovës nuk i duhen heronj kriminelë
“Mafia e Ballkanit” ka qenë një nga librat i tij, në të cilin zbërthen hollësisht strukturat e nëntokës kriminale, lidhjet me qeveri dhe grupe të mëdha interesi. Si njohës i mirë i çështjeve shqiptare, e sidomos atyre në Maqedoni, gazetari dhe eksperti i njohur për Ballkanin, Norbert Mappes-Niediek, flet në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”.
Ai thotë se grupet e armatosura kosovare të përfshira në Kumanovë, me të kaluarën e tyre kriminale, janë çështje edhe të Kosovës. Sipas tij, duhet dhënë llogari, ndërkaq nënvizon se Kosovës nuk i duhen heronj të tillë. Ndërkohë, si mjaft problematik ai e sheh faktin se në Kosovë ,edhe 16 vjet nga mbarimi i luftës, në skenën politike kanë mbetur njerëz të krahut të luftës. Kurse largimi i tyre nga skena politike mbetet sfidë, meqë shumica prej tyre janë në të 40-at.
Zëri: Si e vlerësoni konfliktin e fundit në Kumanovë? Opozita në Maqedoni pretendon se incidentet në Kumanovë janë orkestruar nga kryeministri Nikolla Gruevski. Gjithashtu shumë analistë pohojnë të njëjtën gjë. Cili është mendimi juaj, a është përfshirë Gruevski direkt në inskenimin e konflikti të fundit në Maqedoni?
Mappes-Niediek: Kemi një bisedë të regjistruar telefonike shumë të pazakontë në mes të Ministrisë së Brendshme dhe shefit të shërbimit sekret, gjë e cila na bën të dyshojmë se sulmuesit me të vërtetë ishin joshur, ata ekstremistë janë joshur në një kurth në Kumanovë, me qëllim për të iniciuar një konflikt etnik për qëllime politike./zeri/


