Mobi Casa

Dehidratimi në verë, si të mbrohemi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dehidratimi ndodh atëherë kur trupi juaj humbet më shumë lëngje seç merrni. Kur përmbajtja normale e ujit të trupit reduktohet, ajo shkakton çekuilibrim të mineraleve (kripërave dhe sheqerit) në trup. Uji përbën më shumë se 2/3 e masës trupore.

Disa shenja të dehidratimit:

Ndjenja të lehta etje
Urinë me ngjyrë të errët
Urinim i shpeshtë (pavarësisht sasisë së ujit që keni pirë)
Përgjumje (dhe mungesë energjie)
Çfarë e shkakton dehidratimin?

Dehidratimi zakonisht shkaktohet nga moskonsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe lëngjeve të tjera dhe në rastet kur lëngjet që humbni (përmes aktivitetit fizik, apo mënyrave të tjera) nuk zëvendësohet. Klima është një faktor tjetër që shkakton dehidratim.

Kush rrezikon më shumë nga dehidratimi?

ARKATANA

Foshnjat dhe fëmijët – për shkak të peshës së ulët trupore, ata mund të humbin më shumë lëngje dhe nuk i zëvendësojnë ato.
Të moshuarit – gjatë kalimit të viteve ata bëhen më pak të vetëdijshëm se sa lëngje duhet të konsumojnë.
Njerëzit që konsumojnë alkool
Njerëzit që merren me aktivitete fizike
Njerëzit me diabet etj
Çfarë duhet të bëni?

Pini shumë lëngje (ujë 8 gota në ditë), shmangni kafeinën dhe pijet me gaz. Konsumoni supëra dhe fruta e perime.

Nëse nuk trajtohet, dehidratimi mund të shkaktojë dëmtime serioze të trurit dhe funksionimit të organizmit.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi./gazeta shendeti/