Eko Higjiena

Ja çaji që lufton kollën këtë periudhë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në mjekësinë popullore është i njohur rekomandimi i kurës nga çaji i gështenjës, në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme Është stina e artë e gështenjave. Shqipëria është e bekuar më praninë e tyre sidomos zona veriore e vendit.

Të pjekura apo të zjera, gështenjat janë të dashura nga të gjithë. Pak brumoze e të buta në përmbajtje ato janë padyshim të shijshme, por mbi të gjitha me plot vlera ushqyese.

Por nuk është vetëm fruti i gështenjës i pasur me plot vlera shëndetësore. E gjithë pema e gështenjës është një thesar i çmuar për shëndetin.

Rrënjët, gjethet dhe madje edhe përbërjsa e sipërfaqes së trungut të pemës së gështenjës janë përdorur që prej lashtësisë nga mjekësia popullore për të kuruar disa sëmundje e komplikacione shëndetësore.

Në mjekësinë popullore është i njohur rekomandimi për përdorimin e çajit të gështenjës, si një kurë natyrale në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht të kollës së mirë. Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe uljen e temperaturave, i ftohti dhe gripi shndërrohet në një fenomen që kërcënon shëndetin e mirë, ndërsa dobëson organizmin dhe fuqitë e tij.

Gjethet e gështenjës dhe lëvoret e degëzave të reja një dhe dy vjeçare kane vlera kurative dhe përdorim të gjerë mjekësor kundër të ftohtit dhe komplikacioneve të tij. Ekstraktet e gështenjave mund t’i gjeni lehtësisht në çdo farmaci ose dyqane ku shiten bimë medicinale.

Uji Dea

Lufton kollën e mirë dhe të ftohtin

Përdorimi i çajit nga gjethet e gështenjave është fantastik në ndihmën që i jep organizmit për të luftuar kollën e mirë, shërimin e fytit të acaruar nga i ftohti dhe largimin e gripit. Kolla e mirë është infektuese, ajo shkakton kollitje dhe teshtima dhe prek të gjitha moshat.

Çaji i gështenjave ndihmon në largimin e sekrecioneve që vështirësojnë frymëmarrjen, nxisin kollën e vazhdueshme dhe krijojnë dhimbje në fyt.

Ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçërisht kundër heqjes së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës. Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve duke i shpërlarë së jashtmi me të.

Për lehtësimin e variçeve dhe reumatizmës

Çaji i gështenjës është i njohur edhe në kurimin e variçeve, lehtësimin e dhimbjeve si dhe parandalimin e zmadhimit të tyre. Kura natyrale për këtë qëllim përgatitet përmes përzjerjes së 20 gramëve të ekstraktit të gështenjës dhe 60 gr pomadë. Përzihet mirë derisa të krijohet një masë kremoze e njëtrajtshme dhe me të lyhen pjesët e venave varikoze dhe fashetohen me një garzë të pastër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.