UBT

Qeveria me ligj do t’ua falë qytetarëve 680 milionë euro borxhe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritën jeshile Projektligjit për faljen e borxheve publike, të cilat arrijnë në rreth 680 milionë euro.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi se kjo iniciativë e trajtuar nga Qeveria është një veprim shumë i arsyeshëm, e cila nuk ka për qëllim të amnistojë ata që nuk i kanë përmbush obligimet, qoftë obligime tatimore, qoftë obligimet për shërbimet publike, por në rend të parë ka të bëjë me politikat e Qeverisë, në mënyrë që të pastrohen llogaritë e kompanive publike dhe llogaritë e buxhetit dhe të mos mbahen evidenca e kërkesa të cilat janë të kontestueshme dhe janë të pa arkëtueshme për një periudhë të gjatë kohore.

Uji Dea

“Ka të bëjë po ashtu edhe me masat për rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe stimulimit të tyre apo nxitjes së tyre që ata t’i përmbushin obligimet tatimore dhe obligimet tjera ndaj shërbimeve publike, për periudhën prej 1 janarit 2009 dhe deri më tani. Kështu që, do t’i kontribuoj edhe rritjes së buxhetit dhe pastaj krijimit të një disipline krejt tjetër të qytetarëve për përmbushjen e detyrimeve ndaj kompanive publike dhe detyrimeve ndaj buxhetit”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.

Ndërkohë ministri i Financave ka bërë të ditura detajet e Projektligjit duke thënë se me faljet e borxheve do të përfshihen edhe gjobat dhe interesi deri më 31 dhjetor 2008. Hoti tha se qytetarët që mund të përfitojnë nga falja duhet të kryejnë pagesën e të gjitha borxheve nga 2009 deri ne 2014. Hoti tha se nga ky ligj do të përfitojnë më së shumti personat fizikë me paqëndrueshmëri financiare. Gjithashtu Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini.