Muja: Do ta votoj Specialen
Deputeti Shaip Muja ka vendosur ta votojë themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, ndonëse është personi më i apostrofuar në raportin e senatorit zviceran, Dik Marty, për trafikim organesh.
Muja thotë se ka 6 vjet që terrorizohet si person dhe si familje, njësoj, siç thotë ai, si në filmat horror të Alfred Hiçkokut. Sipas tij, raporti i Marty-t fund e krye është i ndërtuar në bazë të shpifjeve dhe spekulimeve për ta dëmtuar UÇK-në, prandaj, siç thotë ai, është koha e fundit që të hiqet njëherë e përgjithmonë kjo njollë për shtetin e Kosovës.
Shaip Muja gjatë kësaj interviste për “Zërin” sqaron se vetëm në Kuvend vazhdon të jetë i pavarur, megjithëse ende është pjesë e PDK-së.
Zëri: Z. Muja, javën që shkoi Kuvendi i Kosovës nuk i shqyrtoi amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. A është arsye mungesa e Projektligjit për Gjykatën, apo partnerët e koalicionit nuk i kishin numrat në Kuvend?
Muja: Çështja e numrave në Kuvendin e Kosovës nuk ka qenë aq problem, sa ka qenë informimi jo fort i qëlluar dhe jo i drejtë për shkak të mungesës së materialeve./zeri/


