Eko Higjiena

Surroi: Jahjaga është e pa ditur, ka probleme me fjalë e nocione

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Publicisti Veton Surroi thotë se prezantimi i Kosovës nga presidentja Atifete Jahjaga si vend mysliman, nuk duhet të qëndrojë. Surroi, në emisionin “Click” të RTV 21, tha se ne jemi shqiptarë dhe si të tillë jemi myslimanë, katolikë e të tjerë.

“Identiteti ynë nuk është fetar. Ne jemi shqiptarë dhe duke qenë shqiptarë, jemi myslimanë, katolikë, bektashinj, ateistë etj.”, tha ai.

Ai ka kritikuar të parën e shtetit, Atifete Jahjagën, në shumë aspekte, duke e quajtur të pa ditur.

Surroi ka thënë se Jahjaga ka probleme me fjalë e me nocione, ndërsa ka shtruar pyetjen se përse nuk është zgjedhur dikush tjetër më i ditur në postin e saj.

Uji Dea

“Pse të merret dikush si ajo që nuk është i ditur. Ajo ka probleme me fjalë e me nocione. Pse nuk duhet të merret dikush më i ditur. Pse nuk u zgjodh dikush nga partitë politike? Do të ishte më i ditur se zonja Jahjaga”, tha Surroi.

Surroi përmendi edhe trendët negative në rritje, sidomos atë ekonomik, duke thënë se si problem kyç është identifikimi asaj se kur është boll.

“Shkalla e varfërisë nuk është zvogëluar, shkalla e papunësisë nuk është zvogëluar, ka mundësi që të jetë rritur. Shkalla e pakënaqësisë së qytetarëve është rritur në një formë të jashtëzakonshme sepse kemi pas ikje të mëdha. Kemi një radikalizim islamik, të njerëzve që kanë qenë fëmijë kur është çliruar Kosova ose disa që kanë lindur kur është çliruar Kosova. Nuk kemi pasurim sa i përket forcës së tyre, por kemi një kapje të institucioneve. Problemi është që duhet ta identifikojmë se kur është boll”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.