Uji Dea

Reagon Hajrush Beqiri: Nuk kemi lidhje me deponinë ilegale

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Reagim në lidhje me artikullin “Si e zbuluam skandalin mjedisor”, datë 02.06.2015.

Reagojmë ashpër në lidhje me shpifjet e të vetëquajturit Kryeshef Ekzekutiv të Sh.P.K “Ecohigjiena” Gjilan, Senad Ramaj. Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen shpirtërore të këtij individi, gjithashtu e mirëkuptojmë për shantazhet të cilat i bënë ndaj ne, sepse rrugë tjetër nuk i ka mbetur këtij njeriu të pa strehë.

Ne po presim që një ditë të na akuzoj edhe për ndonjë dridhje toke apo për diçka që ndoshta e ka parë në ëndërr. Veprimet e pa matura të këtij individi me zero njohuri ambientale vërtet na bëjnë të shqetësohemi jo vetëm ne, por edhe komuna e Gjilani si dhe rajoni në tërësi.

Shtrohet pyetja si ka mundur të ndodhë kjo? Dihet shume mire që me datë 23.05.2012 është nënshkruar marrëveshja me të ashtë quajturën Sh.P.K “Ecovizion” një Sh.P.K vendore jo biznes i huaj i regjistruar në Republikën e Kosovës, ndërsa është ambalazhuar si degë e “MoserGroup” një shpifje mafioze. Si mund të akuzohet drejtori financiar për mbeturina të cilat janë gjetur në një ambient të hapur, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me vitin 2012, por sigurisht janë deponi të egra të krijuara nga deponime spontane të qytetarëve. Këtyre shpifjeve duhet dhëne fund sepse me fotografi nuk mund ta akuzosh askënd, sepse këto fore nuk i han opinioni. Dihet mirë që Hajrush Beqiri ka qenë drejtor financiar, Muhadin Haziri ka qenë zëvendës kryeshef, dhe asnjëri nuk kanë të bëjnë me këto gjëra të cilat i ke krijuar vetë.

Shtrohet pyetja cila ishte arsyeja e hetimeve të këtilla të Senad Ramajt, pse ky njeri nuk merret me të ardhmen e kompanisë të cilën e ka fundosur duke mos ditur të menaxhoj, tani publikisht ka deklaruar edhe vet se që nga futja në partneritet ka krijuar mbi 1.3 milion euro obligime ndaj furnitorëve, ATK-së, dhe pretendentëve tjerë. Nuk munde të dalësh në opinion me shpifje të tilla sepse nuk mund të shpërqendrosh vëmendjen e opinionit nga kjo që po ndodh në kompaninë e juaj të fundosur në borxhe dhe në krim.

Mobi Casa

Ne jemi të vetëdijshëm që mllefin personal donë ta realizosh përmes shpifjeve, kallëzimeve penale të improvizuara dhe fotografive, mirëpo kjo është e pa mundur, dihet shumë mirë ajo çka ka ndodh tek ju, keni marr 24 mijë euro në vit për qira të kamionëve të juaj dhe prapë keni fundosur në gjepin e juaj, keni marr 70 mije euro në emër të ekspertit financiar, keni plaçkitur kompaninë sa herë që keni dashtë, për këtë keni kallëzimin penal të bërë nga ne.

Ne jemi në përgatitje të një dosje për t’ia dorëzuar Ambasadës Austriake, dhe për ta informuar hollësisht rreth parave të transferuara nga Austria dhe shpëlarjeve që u keni bërë përmes llogarive te ndryshme. Ne jemi shumë të bindur që sikur që i kemi fituar të gjitha betejat me këtë individ prapë do t`i fitojmë te gjitha, nga nesër të pret një padi tjetër për shpifje denigruese, që bëni ndaj ne, pa asnjë të vetmin argument.

Njoftojmë opinionin se punëtoret që morën pjesë në aksionin e groposjes për të zhvilluar hetime, dhe të cilët i ka detyruar me dhunë që të marrin pjesë janë: Senad Rama, Gerhard Doume, Selajtin Rashiti, Avdi Bekteshi, Fatmir Dauti, ndërsa ka refuzuar shoferi Novica Trajkovic, për të cilin janë duke u zhvilluar procedura interne disiplinore.

Ish Drejtori Financiar i KRM “Higjiena” Sh.A
Hajrush Beqiri