Fundamenti

Vllasi: Krijimi i Speciales nga OKB ringjall Rezolutën 1244

/ 2 minuta lexim
HW

Analisti politik, Azem Vllasi, vlerëson se Gjykata Speciale është më mirë që të themelohet nga Kuvendi i Kosovës, sesa të vendoset në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, nëse Kuvendi dështon të themelojë Specialen, do të shkonte një mesazh shumë i keq të faktorët ndërkombëtar se në Kosovë pushteti po e sfidon drejtësinë.

“Sipas të gjitha gjasave procedura në lidhje me aprovimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale është në rrezik. Si duket po vije në pyetje numri i votave të deputetëve dhe në këtë mënyrë po rrezikohet që këtë vendim të merr Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Vllasi për ORAinfo.

ARKATANA

Sipas tij, në rast se krijimi i Gjykatës Speciale i lihet në duar të Këshillit të Sigurimit, atëherë me fajin e kosovarëve po fuqizohet Rezoluta 1244 si dhe po fuqizohet ndikimi i këtij Këshilli në emërimin dhe formimin e Speciales.

“Në një situatë të tillë, po lejohen mundësit që Këshilli i Sigurimit të këtë me shumë ndikim në formimin dhe emërimin e gjykatësve, ku pastaj do të këtë rus, kinez e shumë të tjerë”, është shprehur Vllasi.

Prandaj sipas tij, pasi që kjo gjykatë do të themelohet në çdo variant, shumë më mirë është që këtë ta bëjë Kuvendi i Kosovës, duke e krijuar vet bazën juridike, sesa për të të vendos Këshilli i Sigurimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.