HW

Bashkimi Evropian kërkon të mos vonohet votimi për Specialen

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të mos vonohet debati dhe votimi në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.

Një debat i caktuar javën e kaluar në Kuvend qe shtyrë ende pa filluar për, siç u tha, shkaqe teknike sado që opozita u shpreh se ky debat nuk u mbajt pasi që koalicioni qeveritar nuk kishte vota të mjaftueshme për t’i votuar amandamentet kushtetuese për themelimin e gjykatës.

Por Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, tha të hënën për KALLXO.com se institucionet e Kosovës duhet ta caktojnë datën e mbajtjes së seancës.

Hidromorava

“Është prerogativë e autoriteteve të Kosovës ta caktojnë seancën e Kuvendit dhe ta themelojnë Gjykatën Speciale. Vendosmëria e Kosovës për ta proceduar këtë çështje nuk duhet të ndikohet nga shtyrje të mëtejme”, tha Kocijançiq.

Sipas saj, Kosova tani hyrë në zotime me Bashkimin Evropian vitin e kaluar kur ka miratuar shkëmbimin e letrave ndërmjet Presidentes Jahjaga dhe ish Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

“BE ka ofruar tërë mbështetjen e nevojshme dhe në kohë të duhur për autoritetet e Kosovës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit”, u shpreh Kocijançiq. /kallxo.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.