ARKATANA

Shtyrja e seancës për Specialen – nga neglizhenca apo frika!?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Të premten, më 29 maj, është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën ishte paraparë që të shqyrtohet amendamenti për ndryshime kushtetuese, që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.Analisti Shpend Kursani ka theksuar se nuk ka pritur se do të ndodhte kjo, por se do të ketë vështirësi për grumbullimin e 80 votave të nevojshme për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ai ka thënë se deputetët e Kuvendi të Kosovës janë të vetëdijshëm për pasojat e themelimit të kësaj gjykate, sikurse kanë qenë të njohur edhe me pasojat e marrëveshjeve tjera të dëmshme, si marrëveshja e 19 prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, Ligji për Amnisti etj.

“Për këtë arsye, njësoj sikurse gjërat tjera të dëmshme për Kosovën, edhe për Gjykatën Speciale pritej se nuk do të ishte i lehtë diskutimi dhe votimi për të. Po ashtu, pritet që shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të shantazhohen nga ambasadat e ndryshme në Kosovë dhe nga disa raste edhe nga Serbia, që këto ndryshime të dëmshme për vendin të votohen. Kuvendi i Kosovë edhe njëherë do të shërbejë dhe do të përdoret si teatro për një skenar gjoja të funksionimit të demokracisë, por ai është vetëm inskenim i saj”, ka thënë Kursani.

Sipas tij mes deputetëve të opozitës ka edhe inate me pozitën, ndaj nuk është vështirë të dihet pse nuk e votojnë Specialen.

Uji Dea

“Janë disa deputetë të shumicës parlamentare, që kanë frikë për konsekuencat të cilat mund të pasojnë në rast të mos votimit të Gjykatës Speciale. Sipas mendimit tim, ata me këtë veprim po ia hapin qelinë e burgut vetes së tyre. Shumë pak prej tyre e kanë për shkaqe patriotike – shumica i frikësohen qelisë”, ka shtuar Kursani.

Analisti Petrit Zogaj, ka theksuar se shtyrja e seancës tregon për mungesën e seriozitetit të Kuvendit të Kosovës, institucion i cili nuk ka qenë në gjendje që ta kompletojë materialin (amendamentet kushtetuese) për një çështje kaq të rëndësishme.

Ai ka thënë se kjo tregon papërgjegjshmërinë e institucioneve të Kosovës, përballë një vendimi i cili, sipas tij, është një nga më të rëndësishmit për Republikën e Kosovës.

“Mendoj se kemi deputetë dhe parti politike, të cilëve u mungon përgjegjësia institucionale. Disa deputetë, për interesa meskine nuk e kanë votuar Specialen. Ata nuk kanë arritur ta kuptojnë se imazhi i Kosovës duhet të jetë në rend të parë dhe jo interesat e tyre. Kjo është njëri nga treguesit më të mirë që tregon nivelin e kësaj klase politike”, ka shtuar Zogaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.