Mustafa: Ky Kuvend Zgjedhor do të tregojë se LDK do të jetë më e fortë se kurrë
Kryetari i deritanishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ky Kuvend Zgjedhor do të tregojë se partia e tij do të jetë më e fortë se kurrë.Në fjalimin e mbajtur para Kuvendit Zgjedhor të VIII-të të LDK-së, Mustafa ka thënë se ky proces do të përfundojë në mënyrë demokratike.
“Ne kemi zgjedhur në mënyrë transparente kryetarët e Degëve. Ky Kuvend Zgjedhor është përmbyllje e gjithë rrugëtimit tonë”, ka thënë Mustafa. /telegrafi/
Sejdiu voton kundër rendit të ditës, ndërpritet fjalimi i Mustafës
Sejdiu voton kundër rendit të ditës, ndërpritet fjalimi i Mustafës
Fatmir Sejdiu ka votuar kundër rendit të ditës, ku e ka propozuar kryetari i deritashëm i LDK-së, Isa Mustafa.
Fjalimi Mustafës i është ndërprerë nga Sejdiu i cili ka kërkuar që të lejohen të gjithë delegatët të jenë prezent në zgjedhjet e brendshme të partisë. /Indeksonline/
Mediat largohen nga Kuvendi zgjedhor i LDK-së
Mediat të cilat po përcjellin Kuvendin e VIII-të zgjedhorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë larguar nga salla ku po mbahet ky kuvend. Askush nuk ka dhënë arsyetime.


