Mungesa e ligjit i bëri politikanët mafiozë të paprekshëm
Kosova është shndërruar në shtet të partive e jo të qytetarëve
“Njerëzit e këtyre politikanëve janë anëtarë të çdo bordi, agjencie, prokurorie, gjykate, KQZ-së etj.. Përmes kontrollit, që kanë në këto institucione, kontrollojnë dhe krijojnë monopol edhe në ekonominë e përgjithshme të vendit, dhe ia kanë arritur me sukses me këtë dhe të bëjnë pasuri marramendëse, për veten, për njerëzit përreth tyre dhe për kompanitë kriminale, që këta politikanë i mbështesin dhe fshihen mbrapa tyre”, u shpreh Faik Krasniqi
Edhe 16 vjet pas luftës ende Kosova nuk ka ligj për partitë politike. Pa dyshim, se kjo ka bërë që partitë politike të mos i kontrollojë askush, dhe në shumë raste dyshohen si instrumente, ku bëhet zanafilla e parave të pista. Vetë institucionet hezitojnë të merren me krijimin e një ligji, sepse pikërisht vetë partitë gjatë fushatave zgjedhore japin premtime megalomane, të cilat as 1 për qind nuk i realizojnë kur vijnë në pushtet…/kosova sot/


