UBT

Arifi: Takimi Rama – Vuçiç hap pozitiv nga kjo përfitojnë edhe shqiptarët e Luginës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Vizitën Rama Vuçiç, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi e vlerëson si hap pozitivë në noramlziimin e marëdhënieve në mes Tiranës zyrtare dhe Beogradit zyrtar. Kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar nga kryeministri Vuçiq që shqipatrët e Luginës së Preshevës të kenë të njejtat të drejta me serbët e veriut të Kosovës. Arifi përshëndet këtë takimin Rama Vuçiq sepse vetëm me dialog mund të ket stabilitet.

Sa është duke i zbatuar Sërbia marrëveshjet e arritura si në takimin që kishte kryeminstri Rama në Beograd po ashtu edhe marrëveshjet në mes dy kryeminstrave në Beograd Arifi thot se, Serbia në këtë aspekt ka vështirësi sepse nuk ka vullnet të mirë.

Vlenë të theksohet fakti që Sërbia ende nuk e ka të qartësuar marrëveshjen e nostrifikimit të diplomave për studentët dhe probleme të tjera, mirëpo nëse Sërbia synon Bashkimin Evropain atëher duhet të zabtoj marrëveshjet, është ky kushti, thot Arifi.

ARKATANA

Sa i përket Qeverisë së Kosovës dhe inetresit të këtij shteti për interesimin e shqipatërve të Luginës kryetari Arifi tha se Kosova ende nuk ka hapsirë veprimi në këtë aspekt, ndërsa Shqipëria si shtetet ka më shumë të drejtë për interesimin e shqipëtarëve jashtë kufirit, në këtë rast shqipëtarëve të Luginës, dhe këtë e kan dëshmuar edhe deklaratat e kryemintrit shqipëtar Edi Rama i cili kërkon të njejtat të drejta nga Sërbia në krahasim me të drejtat që kanë sërbët e veriut të Kosovës. Vizita e minsitrit të Arsimit nga Kosova Arsim Bajramit, sipas Arifit është vazhd e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Ministri i arsimit gjatë vizitës në Luginë ka premtuar se dot njoftojnë qeverinë kosovare për të gjitha këto probleme dhe shpresojn se këto çështje të zgjidhen. Nëse shteti i Sërbisë synon BE-në atëher ka kushte të cilat duhet t`i ket duke mos lënë anash edhe marrëveshjet të cilat duhet zbatuar konfrom konvetës evropiane dhe në këtë aspekt presion duhet të bëjnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashtu edhe ambasadat në Beograd përfundoi Arifi./BujanociNet/