UBT

Arifi: Po vazhdon të keqmenaxhohet paraja publike në komunën e Vitisë

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Vazhda e shkeljeve të trishta ligjore nuk ka të ndalur në komunën e Vitisë, këtij rrugëtimi po i prin kryetari aktual i komunës Sokol Haliti. Të gjitha këto që po i cekim janë të argumentuara e të faktuara dhe tani dal nga dal po u vije fundi trillimeve të udhëheqjes komunale dhe zotimeve të tyre famoze për qeverisje “brilante” e për t’i mashtruar qytetarët e kësaj komune edhe më keq sikur me porosi po u dalin faktet përpara se po e keqmenaxhojnë dhe po e keqpërdorin paranë publike duke bërë shkelje të paskrupullta ligjore thotë ish kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi.

Ato të cilat i kemi thënë e po i themi i ka vërtetuar kohët e fundit edhe Qarkorja buxhetore që ka ardhur prej Ministrisë së Financave nga qendra për komunën e Vitisë.
Siç dihet, thotë ish kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, raporti preliminar i auditorit gjeneral prezantoi një gjendje të keqe për komunën e Vitisë, ku në dy vitet e mëparshme 2012-2013 ka pasur një shkallë shumë të lartë vlerësimi, e tashti po zhvishet e mira në këtë komunë.

Njeriu më përgjegjës dhe më kompetent i komunës Sokol Haliti po deklaron kohët e fundit edhe koluareve bile, se gjatë vitit 2014 nuk ka pasur obligime të pa paguara,ndërsa në vitin 2015 po vazhdon të paguaj obligimet e vitit 2014, që edhe njëherë e konfirmon vetë se e ka prezantuar një pasqyrë financiare të falsifikuar dhe jo reale për t’i mashtruar qytetarët e kësaj komune, “duke treguar seriozitet, përkushtim e angazhim maksimal”për mashtrim të “jurisë”së tij ka thënë Arifi.

Sipas Arifit kjo shihet mirëfilli se vetëm gjatë muajve të fundit për obligimet e vitit 2014 janë paguar mbi 100000 euro. Në vitin 2015 po fillojnë procedurat për zgjedhjen e kompanive fituese për projektet, rregullimi i parqeve në Viti të cilat veç kanë qenë të rregulluara në vitin e kaluar e që kjo i bie se procedurat e tilla janë sa për të thënë, kurse punët i marrin militantët e LDK-së pa tender.

Prej shumë fakteve të tjera po përmendim dy prej tyre, e pyesim:Nga cilat mjete buxhetore do të paguhet kanalizimi i fshatit Tërpezë dhe fshatit Smirë, pa i përmendur fakte tjera, ku mjetet e dedikuara për këto projekte gjatë vitit 2014 janë shpenzuar në fund të vitit 2014, në aneks kontrata, me qëllim të ikjes së suficitit!?

Qytetarët përgjithësisht, por sidomos qytetaria e këtyre dy lokaliteteve me të drejtë pyesin: si është e mundur të punohet ende në këto projekte të kanalizimit edhe sot?. Dihet se figuron dokumentacioni i komunës, që projektet e tilla janë të” përmbyllur”,se çka po fshihet këtu e dinë vetëm njerëzit përgjegjës të komunës në krye me Sokol Halitin. Me këto shkelje të paskrupullta, e themi se auditimi i brendshëm e i jashtëm do të duhej të qartësonin këto gjëra, pa e anashkaluar edhe zyrën e prokurimit si përgjegjëse?!

Draft raporti i auditorit gjeneral për vitin2014 erdhi këto ditë në komunën e Vitisë. Janë dhënë shume vërejtje deri te shkalla me rrezikshmëri të lartë si dhe në fusha të ndryshme në sferën e administratës, Drejtorisë së Inspeksionit dhe gati në secilën drejtori, pastaj edhe në zyrën e kryesuesit te kuvendit madje, është e çuditshme se vërejtje ka edhe për auditorin e brendshëm.

ARKATANA

Qeverisja e kaluar për vitin 2014 ka pasur në plan që auditimi i brendshëm të kryhet nga një kompani e licensuar për auditim, sikur që e kemi pas bërë hartimin e projekteve, mbikëqyrjen e projekteve përmes kompanive. Por, gjendja më e rëndë dhe kaotike është në sferën e arsimit sipas Draft projektit të auditorit gjeneral.

Duke u mbështetur në këto të dhëna të” Qarkorës…” del se Drejtoria e Arsimit në Viti ka më tepër se 87 mësimdhënës pa mbulesë, pra më tepër të punësuar se sa është e përcaktuar në baze të normativit në fuqi dhe Ligjit mbi arsimin. Që i bie se gjendja e të punësuarve, e mësimdhënësve duhet të kthehet sa ishte në vitin 2013, duke e pasur parasysh Kornizën buxhetore dhe Formulën e përcaktuar nga FMN, që për bazë duhet të jetë 21.3 nxënës për një mësimdhënës, pse atëherë duhet të ketë dilema?! Kjo është qartësia edhe për DKA-në e kësaj komune, për kryetarin, drejtorin e DKA-së, juristin dhe ekonomistin e këtij institucioni.

Qeverisja komunale duhet ta dijë se jemi dëshmitarë të së dhimbshmes se në komunën tonë numri i nxënësve po bie(po zvogëlohet) siç po ngjet edhe në shkallë vendi, kurse numri i mësimdhënësve po rritet(absurd) kjo po ngjet vetëm në këtë komunë, shkelje tipike ligjore!?Numri i të punësuarve në arsim pa asnjë kriter ka arritur shifra enorme dhe alarmante.

Komuna e Vitisë do ta ketë më të vogël buxhetin në investime kapitale dhe në sferat tjera në të ardhmen. Arsyet vetë duhet t’i tregoj udhëheqja komunale. Po vazhdon të shkelet ligji i prokurimit duke ua pamundësuar firmave të konkurrojnë në projekte, tenderët po i publikojnë me kuotim kur një person konkurron me tri firma, e që këta persona janë militantët dhe donatorët e LDK-së.

Ua bëjmë me dije se Qarkorja buxhetore nuk duhet të anashkalohet, as neglizhohet se kufijtë nuk duhet kaluar, sepse nuk tolerohet të shkelet e përbuzet paraja e djersës së qytetarisë në këtë komunë për teke militanteske, partiake të kryetarit.

Këto vërejtje vijnë, sepse kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti vazhdon të punësojë bashkëpartiakët e militantët e tij pa kritere, pa konkurse duke bërë shkelje të rënda ligjore. Këto janë gjëra të pa falshme.

Për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të tillë po pëson qytetaria,por ne kërkojmë që mos të mbeten anash pa dhënë llogari njerëzit kompetent për financa në këtë komunë e me gjerë, prej të hyrave vetanake nuk mund të paguhen pagat dhe meditjet për asnjë kategori të të punësuarve, është shprehur ish kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.