Besjana Rexhepi braktisë VV, akuzon për censurë e mungesë demokracie
Gjilan – Besjana Rexhepi është larguar nga Vetëvendosje në Viti me arsyetimin se aty kishte barriera intrapartiake, të shoqëruara me censurë, mungesë demokracie dhe favorizim klanesh. Besjana thotë se tani do të jetë e pavarur.
Në një njoftim dërguar rajonipress Besjana Rexhepi asambleiste e Kuvendit Komunal në Viti nga radhët e VV, ka bërë të ditur se ajo tashmë nuk i takon këtij subjekti politik. “Tashmë u bën 29 muaj nga të qenurit asambleiste ( e Lëvizjes Vetëvendosje) në Kuvendin Komunal të Vitisë, muaj këto me përplot aktivitete dhe angazhime pune për mirëqenien e qytetarëve tanë. Mirëpo përfaqësimi i tillë padyshim se kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të lartë, por bazuar në funksionalitetin e përfaqësimeve të tilla për mua si asambleiste kishte barriera intrapartiake ( brenda partiake) të shoqëruara me censurë, mungesë demokracie dhe favorizim klanesh, për të cilat jam munduar të i luftoj në mënyrë që gjithnjë të jem sa më afër juve” ka shkruar Rexhepi.
Raxhepi ka shkruar dhe ka njoftuar edhe bashkëqytetarët e Vitisë, se zëri i tyre do të dëgjohet akoma edhe më fuqishëm, meqë tani ajo nuk do t’i takoj asnjë subjekti politik, dhe do të jetë e pavarur./rajonipress/


