United Hospital

Vetëm terroristët vrasin pengje

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Emin Azemi – Nëse del e vërtetë ajo që po dyshohet se forcat e sigurisë maqedonase i kanë ekzekutuar disa nga të dorëzuarit në Kumanovë, atëherë s’do mend se këtë shëmti do të duhej ta kualifikojmë si terrorizëm, sipas të gjitha normave e konventave, sepse vetëm terroristët vrasin pengjet dhe njerëzit e dorëzuar, e të lidhur me duar prapa.

Një shtet që nuk arriti ende ta kompletojë dinjitetin e vet karshi botës, që u bë aq qesharak me historinë e emrit të tij, ja që paska arrit të ruajë njëfarë trimërie trumcaku ndaj të dorëzuarve. Këta trumcakë të glacuar, që më 9 dhe 10 maj të këtij viti u munduan të nxjerrin njëfarë gjoksi të zaift para pengjeve të tyre, në fakt treguan se sa të mjerë janë në përpjekjet e tyre për ta mbuluar arrogancën me frikë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë ka dyshime se disa prej viktimave të Kumanovës janë vrarë pasi janë dorëzuar. KMDLNJ bazohet në dëshminë e dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në luftime dhe që kanë treguar se disa nga të vrarët kanë qenë gjallë në momentin e dorëzimit dhe janë shpallur të vrarë më pas.

Mobi Casa

Dyshimet i shtojnë edhe fotot e publikuara në media në të cilat mendohet se janë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj në momentin e arrestimi nga Policia maqedonase.

E kemi ditur që nga viti 2001 se sa trima janë njerëzit me uniformë të shtetit maqedonas, por se paskemi ditur që janë aq qyqar e zuzar, sa të ekzekutojnë ata që nuk arritën të munden në një fushëbetejë burrash. Prandaj, këta që vranë burra duarlidhur, nuk meritojnë të quhen njësi speciale, as të mbajnë nofkën e ndonjë kafshe të rrezikshme, siç është tigri, bie fjala. Ata lirisht le të heqin dorë nga barra e të qenit njësi elite, sepse nuk shkojnë bashkë edhe etika profesionale edhe qyqarllëku. Në asnjë doktrinë ushtarake nuk shkruan se të dorëzuarit duhet të ekzekutohen, prandaj këta qyqana u bënë shkelës të një etike që s’e kishin zotëruar ende mirë.

Urdhri për të vra të dorëzuarit në Kumanovë, burimin e ka te hakmarrja dhe urrejtja, mirëpo asnjëherë nuk kanë fituar ata që kanë urrejtje të tepruar. Mirsadi dhe Begu, ndonëse u vranë pasi u dorëzuan, ata dëshmuan se paskan patur dhjetëfish epërsi ushtarake kundrejt ”tigrave” të trembur nga hija e burrave duarlidhur. S’paska më keq se në front të dërgosh gjoja njësi speciale që i mbushin pantallonat ende pa përfunduar beteja. Në Kumanovë njësitë e ashtuquajtura elite u bënë helaqë përballë një grupi të vogël djemsh shqiptarë. Vetëm ata që gabimisht e projektojnë armikun mund të përfundojnë në xhuxhë të mjerë që nisen trima e përfundojnë vrasës ordiner të pengjeve duarlidhur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.