Sinani takon anëtarët e AKV “Albana”, premton mbështetje për kulturën
Kamenicë – Anëtarët dhe udhëheqësit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Albana” janë pritur sot në takim nga kryetari Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi.
Udhëheqësi i AKV “Albana” Nexhat Basha e ka falënderuar Sinanin për mbështetjen që komuna i ka dhënë këtij ansambli për funksionimin e mirëfilltë. “Ne jemi mirënjohës për mbështetjen financiare që Komuna e Kamenicës dhe ju si kryetar i keni dhenë shoqërisë sonë, dhe jemi të lumtur t`ju njoftojmë se tashmë kemi arritur të blejmë veshjet kombëtare për femra dhe meshkuj si dhe të pajisemi me instrumente muzikore” ka thënë Nexhat Basha.
Mefail Sadiku ka folur për angazhimet e ansamblit nëpër festivale të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj, e në të cilat afetarët e AKV “Albana” kanë fituar pozitat e para.
Sinani ka përgëzuar AKV “Albana” për rezultatet e arritura dhe ka shprehur përkushtimin e komunës për të mbështetur edhe më tutje kulturën në përgjithësi dhe këtë ansambël në veçanti. “Jam i lumtur që si komunë kemi arritur ta ndihmojmë këtë ansambël edhe përkundër vështirësive me të cilat jemi ballafaquar vitin e kaluar. Ne kemi vendosur që së bashku me ju të organizojmë edhe programin artistik për nder të ditës së Komunës së Kamenicës.” tha Sinani./rajonipress/


