Eko Higjiena

Aksident fatal, humb jetën motoristi shqiptar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Albinfo.ch mëson nga postimet në rrjetet sociale se viktima, ngasësi i motorit është shqiptar me origjinë nga Gjakova.

Një motoçiklist 26-vjeçar është përplasur me një makinë natën e së dielës në Baden AG, ku nga lëndimet e marra më vonë ka vdekur në spital.

Duket e sigurtë se një vozitës 37-vjeçar i makinës gjatë ktheses në të majtë ka përplasur njërin nga dy motoçiklistët që dëshironin të kalonin drejt mbi urë. Mediat raportojnë se të dytë ishin zviceranë.

Uji Dea

Policia kantonale e Aargau tani është në kërkim të dëshmitarëve. Nga dëshmitarët policia shpreson për të siguruar informacione se si ka ndodhur e tërë ngjarja. Sipas zëdhënësit Max Suter vjen në pyetje nëse pjesëmarrësit në aksident kanë kaluar nëpër semafor të kuq.

Albinfo.ch mëson nga postimet në rrjetet sociale se viktima, ngasësi i motorit është shqiptar me origjinë nga Gjakova me banim në Spreitenbach AG./albinfo/