United Hospital

LDK: Qeveria e Kosovës po i kthen sytë kah Anamorava

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Trendi i diskriminimit të regjionit të Anamoravës po ndalet. Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Isa Mustafa me prioritet po vazhdon investimet kapitale në Anamoravë thuhet në një njoftim të degës së LDK-së në Kamenicë.

Sipas LDK-së një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës e udhëhequr nga LDK-ja është rruga dhe autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. “Me ndarjen e buxhetit mbi 1 milion euro nga Qeveria e Kosovës për studim fizibiliteti për autostradën Prishtinë-Gjilan, është bërë kontraktimi i një kompanie e cila është duke bërë projektin ideor dhe e cila do ta sjellë në institucionet e Kosovës projektin për autostradën e tretë të Kosovës, pas atyre me Shqipërinë dhe Maqedoninë”.

UBT

LDK e Kamenicës vlerëson se Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Ministri Lutfi Zharku përveç autostradës po vazhdon investimet edhe në rrugët regjionale. “Riasfaltimi i rrugës nga Hodonoci në Domoroc e cila do të vazhdoj në Rrugën Roganë – Karaqevë dhe mbushje të gropave në rrugët për Tugjec, Strezoc, Busavatë janë disa nga investimet e para infrastrukturore që do të pasojnë edhe me investime tjera në bujqësi, arsim, shëndetësi etj që po tregon përkushtimin e kësaj Qeverie për këtë regjion” përfundon njoftimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.