ARKATANA

Nuredin Tërpeza i kthehet trungut të familjes pas shumë vitesh mërgimi

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nuredin Tërpeza trashëgimtari i atdhetarit Hajrullah Tërpeza pash shumë vitesh erdhi në Tërpezë të Vitisë ku nderoj familjen e madhe Tërpeza dhe babain e tij Hajrullahun. Nuredini tha se ka shumë emocione pasiqë ka vite që nuk ishte në Kosovë. Ai ka lindur në Gjermani, por të parët e tij dhe luftën heroike që ka bërë babai i tij nuk e harron kurrë. E Nuredin Tërpeza thotë se tani do të jetë më i pranishëm në Kosovë. “Vërtet gjuhën e kam harruar, por figurat e të parëve të mi po më flasin vet, e mbi të gjitha po më thërret heroizmi i babës që la gjurmë të mëdha në tokën e Kosovës”.

Hajrullah Tërpeza ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrjedhat historike te ne dhe ashtu si e ka nisur edhe e ka përfunduar jetën e tij të bujshme. Hajrullah Tërpeza ishte detyruar të largohej nga toka e Kosovës në fund të vitit 1945.

Hajrullahu ishte kudo në vijën e fronit dhe mori pjesë edhe në mbrojtjen e vijës kufitare me Serbinë, në Malësinë e Gollakut e Karadakut e të kufinjëve tjerë të Kosovës.

Hajrullah Tërpeza fatin e tij jetësor e lidhi me fatin e atdheut në vitet e rezistencës në kufi, për të vazhduar në vitet e qëndresës nëpër male pas mbarimit të luftës dhe të cilin e vazhdoi edhe gjatë disa dekadave të ardhshme.

Hajrullah Tërpeza lindi e jetojë në rrethanat e krijuara pas copëtimit të tokave shqiptare. Ishte i njomë kur hodhi pushkën krahut për të luftuar robërinë, për të ruajtur themelet e një shteti shqiptar.

I rritur me ndjenjat e atdhedashurisë Hajrullah Tërpeza do të jetë gjithmonë në ballë të shumë zhvillimeve historike. Jo rastësisht Hysen Tërpeza e cilësonte si krah të djathtë Hajrullahun. “Ishte më i ri se unë, por e kisha krah të djathtë sepse më është gjendur në ditët më të vështira” ka shkruar Tërpeza.

Dhe janë këto fjalë, këto dëshmi e këto deklarata që e kanë shtyrë Nuredinin që pas kaq vitesh së bashku me vajzën Sabrinën dhe Mustafë Shalën bashkë familjarin e tij të vizitojnë Tërpezën, varret dhe kompleksin e dëshmorëve në Tërpezë e Viti.

Nuredini thotë për rajonipress se kishte emocione gjatë vizitës dhe ishte mbërthyer nën ndjenjat e familjes së tij pasiqë që nga viti 1972 nuk e ka vizituar më Kosovën.

Mustafë Shala veprimtar e familjar i Hajrullah Tërpezës i cili edhe ishte iniciatori kryesor për ardhjen e Nuredinit në Kosovë thotë se e tërë familja Tërpeza ishte e burgosur dhe e torturuar. “Paramendojeni edhe nëna ime Naxhije Shala kur ishte vetëm 12 vjeçare ishte burgosur për rreth 6 muaj”.

Fundamenti

Shala thotë se Nuredin Tërpeza ishte në vendlindjen e babait të tij, në vendin ku shumë luftëra, e beteja ishin zhvilluar pikërisht nga dora e tij. “Hajrullah Tërpeza është vet heroizmi i tij i treguar për shumë vite, i ndërtuar me guxim e dashuri ndaj atdheut” u shpreh Shala.

E Nuredin Tërpeza thotë se tani do të jetë më i pranishëm në Kosovë. “Vërtet gjuhën e kam harruar, por figurat e të parëve të mi po më flasin vet, e mbi të gjitha po më thërret heroizmi i babës që la gjurmë të mëdha në tokën e Kosovës”.

Nuredini pas 58 viteve erdhi në Tërpezë në vendlindjen e tij ku u pritë me nderime nga familjarët e bashkatdhetarët e tij. Tërpeza është krenare që ka pasur një burrë e trim që për Kosovën, Anamoravën e Vitinë u bë simbol i të rinjve për guxim e vendosmëri.

Nuredini para tërpezave me shumë mall e lot në sy i ka falënderuar mijëra herë familjarët.

Ndryshe, Hajrullah Murtezi- Tërpeza, u lind në Tërpezë të Vitisë, në një familje të shquar me tradita kombëtare. Në moshë shumë të re iu bashkua luftës për liri dhe Shqipërinë e vërtetë, ai njihej si trim i rrallë.

Bashkë me familjarë e shokë, nuk kursyen asgjë nga vetja në luftën kundër pushtuesit serbo-jugosllav. Një prej figurave më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar të shekullit 20, Hajrullah Tërpeza ishte gjithnjë në vijat e para të luftës për liri.

Me ripushtimin e Kosovës në vitin 1945, Hajrullahu detyrohet të lëshoj Kosovën dhe te nis veprimtarinë e tij patriotike në mërgim. Familja e tij në Tërpezë ndëshkohet në mënyrat më barbare nga pushtuesi serbo-jugosllav, pushtuesit i vrasin vëllaun 17 vjeçar Saqip Murtezin, i arrestojnë familjen përfshire edhe vajzën një vjeçare Lutfien.

Në mërgim, Hajrullahu krahas aktiviteteve kombëtare, rinisë edhe një jetë të re. Në pamundësi për të vizituar Kosovën asnjëherë për së gjalli, në zemrën e tij mbetet peng liria e saj. Vritet me atentat në tetor të vitit 1982 në Gjermani, derisa pas vetes në Kosovë kishte lënë vajzën e cila tani ishte bërë nënë pa e parë kurrë babanë e saj, kurse në Gjermani djalin Nuredinin i cili burrërrohej pa e takuar kurrë motrën dhe familjen e tij ne Tërpezë të Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.