Opozita nuk do votim në pako FAK-un dhe Specialen
Partitë opozitare po vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria t’i procedojë sa më shpejt në Kuvend ndryshimet për FAK-un dhe vendi të bëhet me ushtri.
Opozita nuk heq dorë nga kërkesa që Qeveria të procedojë sa më shpejt në Kuvend amendamentet për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, por jo të votohet në pako me Gjykatën Speciale, raporton KTV.
Petrit Zogaj nga organizata “FOL”, këtë e sheh si moment të mirë që kjo forcë të marrë edhe votat e deputetëve serbë.
Vetëm sa shkon e rritet presioni i opozitës karshi Qeverisë, kur është fjala për Forcat e Armatosura.
Partitë opozitare po vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria t’i procedojë sa më shpejt në Kuvend ndryshimet për FAK-un dhe vendi të bëhet me ushtri.
Kjo do t’i konvenonte edhe qeverisë, mendojnë opozitarët.
Por, ata i tërheqin vërejtjen Qeverisë që nëse FAK-u dhe Gjykata Speciale janë në të njëjtën ditë në Kuvend, të votohen ndaras, e jo në pako.
Ndërkohë Glauk Konjufca nga Vetëvendosje beson se tashmë nuk është temë nëse Kosova do të ketë ushtri, por se çfarë ushtrie do të ketë.
Petrit Zogaj, si njohës i zhvillimeve në vend, ka thënë se futja e speciales dhe FAK-ut në një seancë për t’u votuar do të ishte veprim i mirë, sepse do të siguroheshin votat edhe nga shqiptarët, edhe serbët.
Javën e shkuar ministri i FSK-së, Haki Demolli, pati thënë se në mbledhjen e radhës të Qeverisë do të procedohen në Kuvend amendamentet për themelimin e FAK-ut, ndërsa kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, deklaroi se Qeveria procedon në Kuvend ndryshimet, kjo pikë mund të bëhet pjesë e seancës së 29 majit.
http://koha.net/?id=27&l=59024


