ARKATANA

MeD filloi dëgjimet publike për ndryshimin e Ligjit për Diasporën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministria e Diasporës, në kuadër të implementimit të Planit të Veprimit 2015, si dhe duke marrë parasysh kërkesat e bashkatdhetarëve, në frymën e përmirësimit të infrastrukturës ligjore ka filluar dëgjimet publike për ndryshimin e Ligjit të Diasporës dhe Mërgatës.

Konsultimet e para publike u mbajtën në Gjermani, përkatësisht në qytetet e Shtutgardit dhe Minhenit, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave, bizneseve, medieve dhe individë nga diaspora për të diskutuar mekanizma konkret dhe ide të cilat do të shtoheshin në Ligjin e ri.

ARKATANA

Në dëgjimet publike në Shtutgard, mori pjesë edhe Konsulli i Republikës së Kosovës, Faket Kajtazi ndërsa në Minhen, Konsulli i Përgjithshëm, Naser Idrizi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Diasporës të përbërë nga Kushtrim Sheremeti, Mentor Borovci dhe Behar Isma.

Pjesëmarrësit në këtë forum e mirëpritën iniciativën e MeD për ndryshim/plotësimin e Ligjit aktual për diasporën dhe mërgatën, ndërsa dëgjimet publike do të vazhdojnë edhe në vendet tjera e sidomos gjatë muajve të verës kur bashkatdhetarët tanë gjenden për pushime në atdhe. /Telegrafi/