Hidromorava

Vitia bëhet me ekonomin shkollore në Vërban

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në prezencën e Kryetarit të Komunës së Vitisë Sokol Haliti, kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, të drejtorit komunal për bujqësi Veton Ademi, të studentëve dhe të fermerëve të komunës së Vitisë, në fshatin Vërban të Vitisë u bë inaugurimi i Ekonomisë Shkollore “Agro Shkolla” e themeluar nga Kolegji Universum. Agro Shkolla bënë kultivimin e mollëve dhe frutave të imëta, grumbullimin e frutave nga fermerët lokal, paketimin dhe përpunimin e tyre.

Agro Shkolla posedon 4 hektar mollë dhe dy hektar dredhëz, punëson 20 punëtorë sezonal, posedon të gjitha kapacitetet për grumbullimin, paketimin, përpunimin dhe ruajtjen e frutave të imëta dhe drunore dhe në këtë sezonë do të shtojë kapacitetin prodhues me një hektar mjedër dhe një hektar boronicë.

Ajo po ashtu shërben për studentët e Kolegjit Universum për të praktikuar njohuritë që marrin gjatë studimeve, për të parë për së afërmi se si një organizatë funksionon në tregun e lirë, si aplikohen teoritë mikro-ekonomike në jetën reale nga kompanitë dhe si kompanitë mundohen të minimizojnë koston e prodhimit për të rritur pjesëmarrjen në treg.

Suat Berisha, kryetar i bordit te Universum Education Group, prezantoi para të pranishmeve gjitha etapat e zhvillimit të Agro Shkolles që nga themelimi i saj, objektivat që do të arrijë ekonomia shkollore në planin afat-mesëm, rendësin që ka për ekonominë lokale dhe për fermerët lokal dhe arsyeja pse do të ishte e dobishme nëse ky model do të replikohej edhe në vende të tjera të Kosovës. “Agro Shkolla, në radhë të parë, do të jetë në shërbim dhe në dobi të fermerëve lokal. Pika grumbulluese e ekonomisë tonë shkollore do të ju heq një barrë të madhe fermerëve lokal, pasi ata deri sot, përpos që janë marrë me kultivimin e pemëve dhe perimeve, ata po ashtu kanë bërë edhe shitjen e tyre, kështu duke zvogëluar efiqiencen e prodhimit dhe duke rezultuar me çmime më të larta se ato të tregut. Ndërsa, Agro Shkolla, iu mundëson fermerëve që të mos brengosen për plasmanin e produkteve, por fermerët të gjithë potencialin e tyre ta shpenzojnë vetëm tek kultivimi ndërsa Agro Shkolla të merret me shitjen dhe përpunimin e tyre” tha Suat Berisha.

Kryetari i Komunës se Vitisë çmoi shumë lartë ketë iniciativë dhe konsideroi atë si një hap shumë të mirë drejt zhvillimit të ekonomisë lokale në komunën e Vitisë.

United Hospital

Ai potencoi që, toka e zonës së Anamoraves, është më se adekuate dhe kushtet agro-ekologjike janë më se të përshtatshme për zhvillimin dhe kultivimin e plantacioneve të frutave të imta dhe plantacioneve intensive të mollëve. Për këtë arsye, Komuna e Vitisë, në mënyrë të vazhdueshme është duke e mbështetur këtë sektor nëpërmjet subvencioneve dhe grandeve të ndryshme për ngritje të kapaciteteve dhe duke shpërndarë fidane të mjedrës tek fermerët lokal.

Sipas kryetarit të komunës, investimi dhe zhvillimi i agronomisë është zhvillimi më i qëndrueshëm në ekonominë e vendit.

Ky sektor mundëson rritjen më të shpejtë të vendeve të punës dhe ndihmon drejtpërsëdrejti në rritjen e konsumit vendor, duke rezultuar kështu në zbutjen e bilancit tregtar me vendet fqinje dhe rritjen e GDP-së së vendit.

Mbështetja e prodhuesve vendor ka qenë dhe mbetet prioritet kryesor për Aleancën Kosovare të Bizneseve deklaroi Agim Shahini, kryetar i AKB-se.

Prodhuesit vendor kanë rëndësi jetike për ekonominë e vendit dhe mbështetja e tyre asnjëherë nuk do të mungojë nga AKB, por mbështetja e këtyre prodhuesve duhet të jetë prioritet për Qeverinë qendrore po ashtu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.