UBT

Një javë para zgjedhjeve në LDK, Sejdiu analizon situatën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vetëm një javë para kuvendit të ashtuquajtur të unitetit, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës besojnë se kryeministri Isa Mustafa është në pozitën më të favorshme për t’u rizgjedhur kryetar i kësaj partie, shkruan sot Koha Ditore.

Haki Rugova, anëtari i Kryesisë së LDK-së, nuk e ka asnjë pikë dyshimi se ky do të jetë rezultati i zgjedhjeve partiake. Pavarësisht se interesimin e tij për pozitën e shefit të kësaj partie e shfaqi edhe një nga figurat themeluese e që shihet si kundërshtari më serioz i Mustafës, ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

“Shikoni vendimin, mund ta marrë vetë Fatmir Sejdiu se a do të kandidojë apo jo, të drejtën statusore e ka gjithsecili, mirëpo e sigurt është që kryeministri Isa Mustafa do të kandidojë dhe është favorit, këtë mund ta them me plotni”, ishte përgjigjja e Haki Rugovës.

Por, deklaratat e tilla thotë se nuk e mërzisin aspak ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili kishte dhënë dorëheqje në shtator të vitit 2010, pasi Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se ai ka shkelur aktin më të lartë të shtetit, duke mbajtur postin e kryetarit të LDK-së dhe postin presidencial në të njëjtën kohë.

United Hospital

“Mund të deklarojnë çfarë të duan, nuk mërzitet askush për ato, as unë, as ju dhe askush besoj”, ka thënë Sejdiu, duke lënë të kuptohet se është skeptik sa i përket kandidimit të tij, derisa pohoi se akoma nuk e di saktë nëse do të kandidojë. “Shikoni, jam ende duke analizuar situatën dhe pasi të kem një analizë më të qartë sigurisht do të bëj të qartë qëndrimin tim”, ishte përgjigjja e tij vetëm shtatë ditë para mbajtjes së kuvendit zgjedhor.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur ndërkaq se gjasat janë që Sejdiu të mos e shpallë fare kandidaturën.

http://koha.net/?id=27&l=58912

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.