FIDANISHTJA

Komuna Pendik e Stambollit bëhet me parkun “Adem Jashari”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të dielen në Pendik të Stambollit është përuruar parku “Adem Jashari”. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Fadil Osmani i ftuar special nga Komuna Pendik e Stambollit. Osmani tha se ishte ndjenjë e veçantë ta shikoje tërë atë park madhështor që mbanë emrin e heroit legjendar Adem Jashari. Remzi Sheker nënkryetar i komunës Pendik të Stambollit i cili është me prejardhje shqiptare ishte iniciator për ta pagëzuar një park modern me emrin e Adem Jasharit.

Adem Jashari edhe figurativisht dhe shpirtërisht zbriti në një komunë të madhe të Stambollit për të pagëzuar një park modern me emrin e tij, raporton rajonipress.

Të dielën në Komunën Pendik të Stambolli me iniciativën e Remzi Sheker nënkryetar i komunës Pendik i përkrahur edhe nga Kenan Shahin kryetar i komunës është përuruar parku modern që mbanë emrin e kryelegjendarit Adem Jashari.

Uji Dea

Fadil Osmani zyrtar komunal i cili për një kohë të gjatë ka ruajtur lidhjet me komunën Pendik tha se kësaj radhe është ftuar si mik special i Komunës Pendik.

Osmani tha se ishte ndjenjë e veçantë të shikoje tërë atë krenari që e kanë shqiptarët në Stamboll për emrin që tash e tutje do ta ketë ky park. “Adem Jashari ishte sot i gjallë tek shqiptarët e Stambollit sepse të gjithë shprehën emocionet e tyre në momentin kur parku u pagëzua me emrin e tij” tha Osmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.