Fatmir Limaj: Të publikohet raporti i autopsisë për të vrarët e Kumanovës
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka kërkuar të bëhet publik raporti i autopsisë i bërë në Kosovë ndaj tetë kosovarëve të vrarë në Kumanovë.Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të dijnë se si janë vrarë dhe në cfarë gjendje kanë qenë kufomat e kosovarëve të vrarë në Kumanovë.
Limaj ka shkruar se askush s’i beson hetimeve dhe ekspertizë së bërë nga regjimi kriminal i Kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Lexojeni të plotë reagimin
Duke shprehur gjithë mirënjohjen për ekipin e ekspertëve tanë mjekoligjor, të cilët shumë shpejt ju përgjigjën dhe mbaruan autopsinë e djemëve të vrarë në Kumanovë.
Kërkojmë që mënjëherë të bëhet publik raporti i ekspertëve tanë për tu njohur me të vërtetën, pasi që shumë shkrime e fjalë janë thënë këto ditë për rrethanat e vrasjeve të djemëve tanë.
Ne nuk besojmë në asnjë hetim apo ekspertizë që vjen nga regjimi kriminal i Gruevskit, prandaj kërkojmë që mënjëherë të bëhen publike raportet e ekspertëve tanë dhe kështu opinioni sa më parë të dij se për aq sa mund të dihet nga ky raport një pjesë e së vërtetës se si janë vrarë dhe në çfarë gjendje kanë qenë kufomat e të vrarëve, kjo tani është urgjente.
F. LIMAJ


