United Hospital

Beg Rizaj varroset si dëshmor – ceremonia e varrimit e jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
HW

Beg Rizaj u varros sot Gllogjan të Deçanit në prani të mijëra qytetarëve nga mbarë Kosova. Në ceremoni morën pjesë deputetët të të gjitha partive të Republikës së Kosovës. Begu dhe tetë kosovarë tjerë janë vrarë në Kumanovë gjatë një beteje me policinë dhe ushtrinë maqedonase. Ende nuk është sqaruar se pse ndodhi kjo betejë dhe kush qëndron prapa tyre.

Pavarësisht shiut dhe motit të keq, deputetë e qytetarë të Republikë së Kosovës kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Beg Rizajt, i vrarë në Kumanovë të Maqedonisë.

Ai është varrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Deçanit.

Nga politikanët vetëm Kryetari i kësaj komune, Rasim Selmanaj ka folur për Begun, duke e konsideruar hero. Derisa ka thënë se edhe me këtë rast po dëshmohet se çështja shqiptare ende nuk ka përfunduar.

Ushtari i “Shqiponjave të Zeza” të UÇK’së, Beg Rizaj bashkë me tetë shokët e tij nga Kosova u vra më 9 maj derisa ishte duke luftuar në lagjen e Trimave në Kumanovë.

Fundamenti

Pjesë e ceremonisë së varrimit të Rizajt kanë qenë deputetët të Republikës së Kosovës nga të gjitha partitë politike.

Mirëpo, më së shumti ka pasur zyrtarë të Partisë së Ramush Haradinajt, duke përfshirë shumicën e deputetëve të kësaj force politike. Aty ishin Donika Kadaj, Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj, Bali Muharremaj, Blerim Kuçi, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, Rrustem Berisha, Anton Quni, Hajdar Beqa e Safete Hadergjonaj. E krejt në fund, pasi ka përfunduar ceremonia e varrimit ka mbërrit edhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes.

Tetë të vrarët tjerë në Kumanovë pritet të varrosen të martën në Prishtinë derisa familja e Beg Rizajt ka vendosur që djali i tyre të varroset në kompleksin që ndodhet afër shtëpisë së Familjes Haradinaj.

Zyrtarisht institucionet e Kosovës nuk i kanë përkrahur kosovarët që luftuan në Kumanovë derisa kanë kërkuar hetime të ngjarjes tragjike.

Aktualisht, në Maqedoni janë të arrestuar edhe 21 kosovarë të Grupit të Kumanovës. Në përleshjen që ndodhi më 9 e 10 maj mbetën të vrarë edhe 6 policë maqedonas./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.