Një vdekje e dyshimtë në Gjilan, pa shenja jete gjendet një femër shqiptare
Gjilan – Policia e Kosovës ka njoftuar se një viktimë femër shqiptare është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë. Mësohet se viktima është nga fshati Përlepnicë.
Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se viktima është nga fshati Përlepnicë dhe deri në kryerjen e autopisë nuk dihen detajet e aksidentit. /rajonipress/

