Sinani inspekton punimet edhe ditëve të pushimit
Kamenicë – Ndërtimi i Shkollës së Mesme Profesionale në Roganë i cili është ne prag të përfundimit të punëve të fazës së parë, eshtë vizituar të shtunën nga Begzad Sinani. Sinani gjithashtu ka vizituar edhe punimet në pastrimin e përroit të qytetit.
“Sot pata mundësinë që të informohem për ecurinë rreth kryerjes së punëve në shkollën e Roganës. Ne po vazhdojmë të punojmë dhe gjithashtu gjatë ditës kam përcjellë punimet në pastrimin e përroit të qytetit. Falënderojmë kompaninë “Qendra Kopshtare” për punën që është duke e kryer në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërimit” ka thënë Sinani./rajonipress/


