Ismajli: Vetëm Lutfi Haziri mund ta bashkojë elektoratin e LDK-së
Gjilan – Arbër Ismajli shef i kabinetit të Lutfi Hazirit dhe anëtar i kryesisë së LDK-së për rajonipress thotë se LDK nga hyrja në koalicion me PDK i ka zhgënjyer një pjesë të elektoratit të saj, e në veçanti ata që besojnë në frymën rugoviane.”Në këto momente lirisht mund të them të vështira për LDK partisë i nevojitet një lider si Lutfi Haziri, duke e ditur dhe njohur profilin e tij politik është i vetmi lider në LDK i cili i kontribuon bashkimit të elektoratit dhe fitores së LDK-së në zgjedhjet e ardhshme”.
Edhe pse Lutfi Haziri ende zyrtarisht nuk e ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së Arbër Ismajli thotë se Lutfi Haziri më shumë se të gjithë të tjerët i duhet sot LDK-së për ta marrë udhëheqjen e saj nga një dëshpërim i një pjese të elektoratit, raporton rajonipress.
Ismajli ndërkaq i pyetur nga rajonipress se çka përfiton Gjilani dhe Anamorava nëse Lutfi Haziri zgjidhet kryetar i LDK-së ka këtë përgjigje:”Nga e kaluara jonë si Anamoravë që nga pas lufta e këndej jemi dëshmitar të asaj që vazhdimisht nuk jemi trajtuar ashtu siç e meritojmë dhe çka japim ne për përfaqësim. Unë mendoj që me ardhjen e Lutfi Hazirit në krye të LDK-së Gjilani do të kthehet në minikryeqytet të Kosovës duke qenë i bindur se në zgjedhjet e ardhshme Gjilani do ta ketë djalin e vet si kryeministër të Kosovës për herë të parë histori” mendon Ismajli./rajonipress/


